TRENDET & TEMATIKAT: NESE SYNON TREGUN SHQIPTAR
Fermentimi mes kërkesës lokale dhe ofertës ndërkombëtare në teknologji e sisteme inovative të mbrojtjes dhe sigurisë, i garanton ALMEX 2011, statusin e një pikëtakimi të veçantë nga ku shpaloset progresioni i një tregu rajonal në zhvillim, që mbetet një ruletë mundësish për investitorët e huaj.
Një industri e hershme ushtarake shtetërore, armatim&municione, uniforma&pajime, lëndë plasëse etj. është në pritje të restaurohet dhe të rimëkëmbet me risi teknologjike, qoftë edhe përmes dhënieve me koncesion të segmenteve të veçanta, për të qenë efikase dhe t'i shërbejë jo vetëm tregut të brendshëm të një shteti anëtar të NATOs, por edhe të ndërveprojë e eksportojë në një të ardhme të afërt. Industria e demontimit dhe demilitarizimit ka formuar tashmë fizioniminë e saj, duke mbetur e gatshme për të mirëpritur investime dhe konsulencë të vlefshme nga përvoja ndërkombëtare. Kjo trajektore e gjatë rimëkëmbjeje dhe projektet e reja të zëvendësimit të stokut me prodhime të reja, pritet të prekë tangent dhe industri të tjera si ajo metalurgjike, përpunimin e mallrave ushtarakë për përdorim industrial, transporti i sigurisë së lartë, etj.
Për ekspozuesit e një edicioni më parë, rikthimi në ALMEX 2011, do të thotë të përforcojnë njohjen me tregun e hapur rishtas përpara tyre, dhe të orientohen të sigurtë në të.
TRENDET & TEMATIKAT:
NESE SYNON TREGUN E BALLKANIT PERENDIMOR
Shqipëria shpesh përkufizohet si "porta natyrale drejt Ballkanit", dhe me të njëjtin pozicion udhëheqës do të shfaqet nëpërmjet edicionit te dytë të ALMEX, një ngjarje e cila do të përfshijë të gjithë Ballkanin dhe Evropën Juglindore, për t'u bërë së shpejti pikë referimi në këtë kënd të Evropës. ALMEX 2011, do të tatojë trendet dhe të rejat në industrinë e mbrojtjes dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropës Juglindore, duke vlerësuar se disa nga këto vende janë në prag të anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE, dhe buxhetet e pasura në zërat e reformave të Mbrojtjes dhe Sigurisë, do të tërheqin vëmendjen e investitorëve nga bota mbarë. Pjesëmarrësit në ALMEX do ta gjejnë veten të pozicionuar qartazi në rrethin e aktorëve dhe operatorëve të një tregu të zgjeruar të përbërë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Bosnje Hercegovina.