Performancë e prekshme nga afër, do të jetë karakteristika tjetër e ALMEX: poligonet dhe qytetet taktike ushtarake do të jenë sfondi natyral për demonstrime të armatimeve, automjeteve, e pajimeve ushtarake të ekspozuara në ALMEX.
Show instruktivë me qitje, automjete ushtarake, shërbime ndërlidhjeje e simulime luftarake, së bashku me të tjera kureshti si Ekspozita e Uniformave dhe Armatimeve Trofé, do të mirëpresin jo vetëm vizitorin profesional por edhe publikun e përgjithshëm civil, edhe këtë edicion të dytë.
Në edicionin e parë të ALMEX, vizitorë të specializuar dhe delegacione zyrtare ndërkombëtare ndoqën drejtpërdrejtë demostrimet dinamike të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe të vetë kompanive pjesëmarrëse në testime live të produkteve të tyre si uniforma, teknologji dhe sisteme komunkimi, armatime dhe automjete të blinduara, etj: Forcat Detare në Operacione Shpëtimi dhe Luftën kundër Terrorizmit; Forcat RENEA (Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur) simuluan suksesshëm një Operacion të Luftës kundër Krimit dhe Terrorizmit, dhe në Batalionin e Operacioneve Speciale në Zallherr, një live-show me automjetet e blinduara, sistemet e ndërlidhjes, uniforma e armatime.