PROGRAMI SOCIAL & EVENTET SHOQERUESE:
℘ Mbrëmja e Sponsorit: takim reception me një ekspert-personalitet ndërkombëtar te njohur ne fushën e Sigurisë, ekspert i armatimeve dhe teknologjisë se sigurisë.

℘ Workshope dhe Seminare me fokus në çështje te brendshme ne partnership me palët ndërkombëtare: figura e re e ruajtësit te rendit, policia e qytetarit, ruajtja e te dhënave personale, siguria rrugore, menaxhimi i integruar i kufijve, sistemet e sigurisë ne porte dhe aeroporte, prodhimi dhe personalizimi i dokumenteve te identitetit.

℘ Toure te udhëhequra ne Akademitë Profesionale dhe Poligonet e para private, si demonstrime konkrete te zërave te ekspozuar: sistemet e sigurisë dhe alarmit, forcave te sigurisë personale dhe te objekteve, ushtrimit dhe trajnimit te qitjes për profesionistët.

℘ Program i detajuar me Demonstrime live te Forcave te Rendit duke vene ne perdorim mjete dhe pajime te ekspozuara ne Panair nga kompanite vendase dhe te huaja: demostrim armatimesh; uniforma; mjete dhe pajisje per vetembrojtje; automjete dhe mjetet kunder trazirave; simulime per luften kunder terrorit, trafiqeve dhe krimit te organizuar. Demostrimet parashikohen te zhvillohen ne Poligonet e percaktuara.