FRONTET E EKSPOZITËS
℘ Për të krijuar efektin e nevojshëm, ekspozimi do të realizohet nëpërmjet pranisë konkrete të forcave policore ashtu dhe të mjeteve dhe teklonogjive në përdorim nga Institucionet e Sigurisë: pajime dhe uniforma, automjete, mjete komunikimi dhe nderlidhjeje, teknologjia e prodhimit te dokumenteve te sigurise se lartë (pasaporta, dokument identiteti) pajimet per emergjencat civile, menaxhimi i integruar i kufijve etj. Në këtë nëndarje, në ditë dhe orare të caktuara, do te mund te organizoheshin "open days" divulguese dhe informuese ne sherbim te qytetarit: nje info point per shtetasit e rinj qe pajisen per here te pare me pasaporte, qe votojne per here te pare, informacione mbi rregulloren e qarkullimit rrugor, e te tjera qe ndikojne ne te perditshmen e shendetshme te nje qytetari te qete e te sigurt.

℘ Ekspozimi përmes stendave te parapërgatitura ne te cilat know-how produktet, teknologjitë, shërbimet e pajimet demonstrohen te prekshme, përmes mjeteve audiovizuale, apo përmes shpjegimeve të eksperteve;

℘ Ekspozimi përmes demonstrimeve dhe testimeve live, ne te cilat produktet dhe teknologjitë vihen ne prove nga përdoruesit fundore, sisteme te kamerave te sigurisë; pajimet e forcave te sigurisë, uniforma, sisteme ndërlidhjeje, simulime te sigurisë online, mjete identifikimi dhe aksesi te sigurisë se lartë, workshope dhe seminare për përdorimin e softwareve te orës së fundit etj.

℘ B2B & B2G do te jene key-events përmes te cilëve ekspozuesit do te kenë mundësi te filtrojnë profesionistet dhe palët e reja ne bashkëpunimet dhe partnershipet e ardhshme: ofruesit e teknologjive përballë përdoruesve; prodhuesit e pajimeve përballë blerësve te menjëhershëm; know-how e risì përballë Institucioneve shtetërore për sistemet e sigurisë për dhe ne dobi te qytetarit.