ALMEX 2011: Aksion dhe "Ndërlidhje"
Ekspozuesit përmes axhendave të pasura do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me vizitorë të specializuar dhe vendimmarrës të sektorit:
Një hap më afër pjesëmarrjes:
Pjesëmarrja në ALMEX 2011, do të jetë për ekspozuesit një dritare e hapur mbi tregun e Ballkanit dhe të Evropës Juglindore, një rrugë e shkurtër për të kontaktuar autoritetet shtetërore të Mbrojtjes e Sigurisë, duke qenë të parët në radhë për t'iu përgjigjur nevojave për blerje & komercializim si dhe për të përmbushur kriteret e përfshirjes në tenderët e programuar në 5 vjeçarin e ardhshëm.
Nëse e përditshmja juaj është sektori i mbrojtjes dhe sigurisë dhe tregjet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore janë shënjestra juaj, ju ftojmë të gjendeni në vendin e duhur këtë vjeshte duke marrë pjesë në ALMEX 2011. Një nomenklaturë mallrash të përzgjedhur dhe kanalizim i mirëfiltruar vizitorësh të specializuar, do të bejnë të mundur që të keni feedback të menjëhershëm nga prania juaj në këtë eveniment.
Ekspozuesit përmes axhendave të pasura do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me vizitorë të specializuar dhe vendimmarrës të sektorit:
- Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë: nivel i lartë përfaqësues nga Drejtoria e Modernizimit (për informacione të detajuara mbi tenderët dhe ofertat që do të lançohen në të paktën 5 vitet e ardhshme, në kuadrin e standardizimit sipas NATO-s);
- Ministritë e Mbrojtjes që përfaqësojnë tregun rajonal: Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Maqedonisë, etj.
- Përfaqësues të lartë të Shtabeve të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rajonit;
- Ministria e Brendshme e Shqipërisë: vendimmarrës të nivelit të lartë nga Drejtoria e Emergjencave Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit etj.
- Delegacionet e vendimmarrësve nga vendet rajonale, të tilla si Kosova (një treg për të cilin shquhet po ashtu një interes i veçantë), Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroaci, Bosnje&Hercegovinë, etj;
- Agjencitë Private të Sigurimit: interesuar për blerjen e mallrave ushtarake dhe sistemeve të sigurisë dhe ruajtjes;
- Sipërmarrës ndërkombëtarë që veprojnë në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes të gatshëm për të hyrë në ndërveprim me ekspozuesit;
- Institucionet Akademike Ushtarake (shqiptare dhe ndërkombëtare)
- Institucionet Ushtarake Mjekësore