Edicioni i Parë - Parada e Nderit
ALMEX i parë në Tetor 2010, tërhoqi interesin e industrialistëve ndërkombëtarë të gatshëm për të "fushuar" me risitë e tyre teknologjike në tregun shqiptar dhe atë ballkanik, duke rezultuar një matchmaker unik për 80 ekspozues të ardhur nga Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Franca, Maqedoni, Gjermani, Greqi, Itali, Kosova, Norvegjia, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Turqia, Britania e Madhe, SHBA.
Sektorët më mirë të përfaqësuar në edicionin e parë iu përgjigjën prioriteteve listuar ne intervalin 2010-2013 në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë: automjete të blinduara, armë dhe municione, sisteme të komunikimit dhe ndërlidhjes, uniforma dhe pajisje ushtarake.
Më tepër se kureshtja e 35,000 vizitorëve, ALMEX 2010 ishte fenomeni komercial i vitit për të paktën 2,500 vizitorët profesionalë dhe autoritetet shtetërore të cilët zbuluan përmes këtij evenimenti të rrallë, një faqe të re në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Përtej qasjes komerciale, ALMEX përmbushi misionin e paracaktuar që me lindjen e tij për të promovuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, një membership i mbajtur me prestigj në fushën Ndërkombëtare të Mbrojtjes dhe Sigurisë e që dëshmohet sot ndër të tjera edhe përmes kurajës së Shqiponjave në Kontingjentet Paqeruajtës Luftarake dhe Operacionet e Mbështetjes së Paqes.


Ekspozita e Lamtumirës
Përveç risive teknologjike renditur për herë të parë në një manifestim ndërkombëtar në Tiranë, ALMEX 2010 solli në vëmendje pajisje ushtarake jo më në përdorim, por me vlera muzeore e historike: kjo ishte një "Lamtumirë" për të gjitha armatimet e pajimet që tashmë i përkasin te shkuarës, ose në raste të veçanta janë ende të nën procesin e blerje - tenderimit për qëllime komerciale apo civile.